KreuFashion

Meshkuj, koleksioni i Vjeshtës Tommy Hilfiger është një dashuri!

Të dashur meshkuj, ju e dini që vjeshta vjen shpejt dhe ne kemi menduar t’ju lehtësojmë disi punën e t’ju vijmë në ndihmë që t’i keni idetë e qarta mbi tendencat e vjeshtës 2017-të që përpara se të dilni për shopping.

Koleksioni i Tommy Hilfiger ofron një gamë të gjerë veshjesh, të kuruara deri në detaj, për blerësit nga e gjithë bota. Ka një përzgjedhje copash e materialesh kaq të ngrohta ky sezon, saqë do të dashuroheni me to! Përmendim xhaketat oversize bomber, mëngët e gjera, pulovrat me ngjyra me pika, kuadrata e shirita, ato me stilin sportiv të regbisë dhe këmishat aq të preferuara të tartanit që nuk dalin kurrë nga moda. Të gjitha janë të realizuara me aq kujdes e finesë saqë do të donit të ishte vjeshtë që tani! Meshkuj, ju këshillojmë të shfletoni galerinë, do të na falenderoni!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF