Pas një dite relaksi të kaluar buzë detit, ose duke marrë rreze shtrirë në shezlon, si mund ta mbyllni më bukur ditën se sa duke u argëtuar në plazh me nje aperitiv dhe muzikë të mirë?
Edhe look-u luan rolin e vet: largojini ato veshjet e lagura e të çrregullta, ky mund të jetë një moment i rëndësishëm për të bërë edhe miq të rinj! Megjithatë, mos e teproni ose mos u mbingarkoni, fundja në plazh jeni!
Ju këshillojmë veshje sa më të lehta e praktike, të kombinuara me aksesorë sa më shik për një look të përsosur. Kemi përzgjedhur në galeri disa veshje dhe aksesorë bazë për ju, ja se çfarë ju nevojitet për të qenë ylli i mbrëmjes!



















