KreuFashion

Kujdes: këto produkte nuk duhet t’i harroni kur shkoni në pishina!

Sa herë themi ‘verë’, imazhi identifikues është padyshim plazhi. Ndjesia e të qenurit pranë detit apo kontakti me rërën, janë thjesht të pazëvendësueshme me asgjë tjetër. Por, për fatin tonë të mirë, kemi dhe një tjetër alternativë, që i përket më tepër përditshmërisë. Pishinat janë gjithmonë zgjidhje për ditët e nxehta, sidomos kur kemi vendosur të kalojmë një ditë pushimi në qytet.

Ashtu sikurse buzë bregdetit, edhe në këtë rast nevojitet në mënyrë të padiskutueshme e famshmja ‘ҫantë plazhi’, përgatitja e së cilës merret po me aq përtaci sa ҫdo herë tjetër. Duke qenë se zakonisht e lëmë për në minutë të fundit këtë fazë përgatitore, shpesh na ndodh të harrojmë ato ҫka vërtetë duhet t’i kemi me vete kur zgjedhim të kalojmë disa orë buzë pishinës. Kështu, ne ju listojmë më poshtë të gjitha produktet që duhet t’i keni medomemos në ҫantën tuaj, në mënyrë që të mos kujtoheni për to në ҫastin e fundit:

1.Krem anti-djegie për trupin dhe fytyrën.

2.Një peshqir për t’u tharë pasi dilni nga pishina dhe një për të shtruar në shezlong (papastërtitë e kësaj të fundit kërkojnë domosdoshmërisht shtrimin e një shtrese mbrojtëse).

3.Syzet e diellit dhe një kapele me strehë, për të ruajtur kokën dhe lëkurën e ftyrës nga nxehtësia.

4.Një shishe ujë të ftohtë, për ta konsumuar (sidomos) gjatë orëve më të nxehta.

5.Një palë të brëndshme, për ҫdo të papritur që mund të ndodhi.

6.Nëse keni fëmijë të vegjël, mos harroni të merrni dy ose më shumë pelena me vete.

7.Ushqime të shpejta, që do të jenë zgjidhje për stomakun bosh pas harxhimit të kalorive në ujë.

8.Veshje e dytë, përpos asaj që keni shkuar në pishinë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF