Është vera e 2017 dhe gjithë çfarë po lexojmë lidhet me tendencat më të fundit të flokëve. Kemi folur pafund për bjondet, dritë-hijet në flokët e tyre, zgjedhjet e larmishme që mund të bëjnë nga roza në gri e shumëçka tjetër. Por, a nuk ju duket se kemi harruar diçka?
Janë ato, që cilësohen si më bombastiket, që shfaqin personalitet e shndërrohen në personazhe kudo që shfaqen – po flasim pikërisht për brunet! Sado të mendoni se vajzat me flokë të errëta e kanë disi më të thjeshtë kur vjen puna tek përzgjedhja e ngjyrës, kjo nuk është aspak e vërtetë. Si do të ndiheshit, nëse do të duhej të përzgjidhnit mes çokollatës, të zezës të errët, gështenjës, lajthisë e shumë të tjerave? Nëse ngjasoni më shumë me Bella Hadid, Kendall Jenner apo Michelle Monhagan, ne ju a thjeshtojmë zgjedhjet, duke paraqitur 11 nuanca të ndryshme në galeri. Kaq do t’ju mjaftojë për të shkuar të qeta në sallonin e bukurisë. Cila ngjyrë ju përshtatet më shumë?



















