Sot është e premte dhe do të dilni, apo jo? Look-u juaj e meriton që të jetë Wow! dhe i kuruar deri në detajet më të vogla për mbrëmjen që do të kaloni jashtë me miqtë apo me të dashurin e zemrës.
Ne ju sjellim disa alternativa që të dukeni të shkëlqyeshme, por sa më thjesht, bukur dhe me elegancë! Një veshje bazike janë bluzat, ose kanatjeret. Një e tillë ju duhet për të qenë sa më praktike në këto temperatura të nxehta. Me printe nga më të ndryshmet(sepse stina e verës i pranon të gjitha), me shkëlqim, më një sup ose me kurrizin jashtë, këmishat me pika polka dots, apo bluzat verore aq të preferuara crop top mund të jenë një alternativë e mirë për sonte! Kemi përzgjedhur më të preferuarat e momentit në galeri që ju të dukeni sa më bukur sonte. Shikoni galerinë dhe pastaj zhytuni drejt garderobës, mbrëmja po vjen!



















