Copat me kuadratat dy ngjyrësh ‘Vichy’ u bënë të njohura në botën e modës në vitet ‘20-30-të. Në fillim i pamë të veshura te figurat si Joan Crawford, Katharine Hepburn apo Brigitte Bardot e cila e ktheu këtë veshje në një kult të vërtetë jo vetëm në shesh-xhirim, por edhe në jetën private.
Edhe sot, mjaft yje të showbizit inspirohen prej ikonave retro dhe këtij stili. Ato i preferojnë kuadratat ‘Vichy’ në këmisha, fustane, pantallona dhe aksesorë si çanta e këpucë. Që nga Vanessa Hudgens, Emily Ratajkowski e deri te Bebe Rexha. Për një look sa më veror, inspirohuni në galeri nga yjet që e kanë përqafuar këtë trend!



















