KreuFashion

15 paraqitjet më lehtë të kopjueshme të Bella Hadid

Ajo është ndër modelet më të famshme të ditëve të sotme, e jo më kot. Mbiemri e ndihmoi shumë në fillimet e karrierës, pasi ishim mësuar ta dëgjonim sa herë përmendej emri i Gigi-t. Bella është gjithmonë në qendër të vëmendjes, e kontributi për këtë vjen nga faktorë të ndryshëm.

Paraqitjet e ndryshme, si në pasarela, ashtu dhe në jetën e përditshme, kanë bërë që supermodelja të cilësohet si një nga të famshmet më me stil, ndër rradhët e VIP-ave. Së bashku me të motrën dhe Kendall Jenner, treshja e bukurosheve shndërron në trend çdo tendencë të re, për çdo sezon. Herë ekstravagante, herë klasike, herë sportive, Bella Hadid është ndër personazhet më të lehta për t’u kopjuar në të veshur. Me pak kreativitet, e me pak guxim me raste, fare lehtë mund të arrini një paraqitje si të modeles, ashtu sikurse mund të inspiroheni nga super fustanet e saj për evente të ndryshme. Klikoni në galeri për 15 kombinime shpërthyese, që mund t’i provoni pa frikë, kudo që jeni.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF