KreuFashion

NIKE i kushton një koleksion të tërë adhuruesve të rozës

Është një nga firmat më të preferuara, për sa i përket veshjeve apo aksesorëve sportivë. ‘Nike’ e ka për qëllim të sjellë modele plot novacion e ide për klientët, e këtë herë ka vendosur të prezantohet krejt ndryshe.

Roza është ngjyra e pandashme e koleksioneve të kësaj firme, por tek ky i fundit, një kolor i tillë është më dominanti i mundshëm. Atlete, minifunde, bluza, shishe uji – të gjitha të prezantuara në rozë, për t’ju dhënë një pamje krejt të ëmbël, sa herë që vendosni të stërviteni. Ideuar posaçërisht për sezonin veror, ky koleksion është më i përshtatshmi për lojërat në rërën e plazhit, gjatë ditëve më të nxehta. Dizenjo e atleteve vjen si kombinimi i nuancës bazë që përmendëm më lartë, me të bardhën, grinë, e të zezën. Ndërsa, kapelet sportive janë ato që do të çmendin femrat, sidomos adhurueset e kësaj ngjyre. A mund ta imagjinoni sa ‘in’ do të dukeshit, teksa nxirrni nga çanta shishen e ujit, të mbuluar me rozë të shndrritshme? Tashmë, ‘Nike’ iu ofron një koleksion të tërë krejt femëror, që do të zbukurojë këtë verë, e shumë të tjera pas saj…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF