KreuFashion

Rikthehen në modë… çorapet!

Pas shumë vitesh që stilistët preferonin t’i nxirnin modelet gjithmonë pa çorape edhe kur sfilonin në temperaturat nën zero, tashmë në sezonin e ardhshëm Vjeshtë-Dimër do të shohim pikërisht rikthimin e tyre me materiale sa më të rehatshme.

Miuccia Prada ishte e para e cila i solli çorapet si një aksesor thelbësor e të sukseshëm luksoz, me materiale të buta kashmiri të kombinuara me koral ose turkez. Gucci ka sjellë modele pak më vintage me nuanca nude ose kafe. Për tipat më sportivë ka menduar Antonio Marras, me modele më të ngrohta e më të rehatshme të cilat mund t’i kombinoni edhe me këpucë me taka. Shfletoni galerinë!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF