Si për çdo element të paraqitjes së jashtme, edhe stili i flokëve që vendosim të mbajmë për një kohë të caktuar, i përket zgjedhjes personale. Çdokush shpreh veten me mënyrën se si kujdeset për dukjen e tij, e kjo nuk është aspak e re tashmë.
Flokët kërkojnë një trajtim të veçantë, e për këtë i drejtohemi estetistes shumicën e rasteve. Kërkesat janë nga më të larmishmet, si për ngjyrën, ashtu dhe për formën. Kemi një ide personale në mendje, sa herë që takimi tek estetistja e tejkalon thjesht shkurtimin e majave. Kjo ndihmon shumë të dyja palët, deri sa ne e teprojmë duke kërkuar ato që…nuk duhen kërkuar! Për aq kohë sa i jeni drejtuar një profesionisti, mendimi i tyre duhet të merret në konsideratë po aq sa i juaji, për një zgjidhje të përbashkët. E kundërta, shpesh i nervozon estetistet, e jo pa faj. Por, a e imagjinoni cilat janë pesë gabimet kryesore që bëni kur keni vendosur të rregulloni flokët? Mjafton të ndiqni listën e mëposhtme:
1. Të prerit e ballukeve shumë thellë, për të eleminuar vijën ndarëse.
2. Zgjedhja e ngjyrës së gabuar, që nuk përshtatet me nuancën e fytyrës.
3. Lyerja e flokëve me ngjyrë shumë të errët.
4. Kërkesa mbi përdorimin e pjastrës.
5. Shkëmbimi i mesazheve telefonike me miqtë, teksa estetistja ju pret flokët.