‘Starbucks’ është ndoshta kompania më e frekuentuar nga të rinjtë, për sa i përket pijeve me përmbajtje kafeine, e jo vetëm. Shpesh të kritikuar për çmimet e shtrenjta, krijuesit e kësaj firme janë gjithmonë në kërkim të së resë e unikes.
Për të gjithë adhuruesit e ‘Starbucks’, vijnë lajme të mira. Novacioni më i fundit, i quajtur Piña Colada Tea Infusion, sjell një shije krejt ndryshe për ata të cilët e preferojnë këtë frut. Përzierja e çajit të zi Teavana, ananasit dhe qumështit të kokosit, ka bërë që menusë së këtyre pikave shitje, t’i shtohet një tjetër alternativë.
Ideuar posaçerisht për sezonin veror, klientëve iu jepet mundësia të shijojnë pijen më të re përgjatë gjithë vitit. Amerikanët janë gëzuar jo pak, e me shumë mundësi rradhët në ‘Starbucks’ do të shtohen dyfish!…