KreuStil Jetese

Ju votuat, dhe fashionistja e javës është…

Gjetëm të gjitha fotot fashion të postuara nga VIP-at shqiptarë këtë javë, i mblodhëm në një sondazh të vetëm, ju dhamë mundësi të votonit për 24 orë dhe… kemi më në fund rezultatet e votimit tuaj!

Me 770 vota në total, ja se cilit VIP i keni dhënë titullin “Fashionistja e Javës”, dhe cilit i keni thënë tërthorazi që të përpiqet pak më tepër të kapë ritmin e modës!

 

Nuk dimë a duhet të surprizohemi këtu, por Lori Hoxha mbron titullin “vajza më fashion në Shqipëri” edhe në sondazhin e mbajtur nga revista “Bordo”, me 105 vota, pra vendin e parë.

Veshur me pallto të butë ngjyrë millennial pink nga “Zara” (trend i sezonit), syze “YSL” në dizenjo zemre, xhinse të grisura dhe çizme të zeza fine prej kadifi, pa harruar edhe një çantë chic “J’adior” nga “Dior”, s’është çudi që veshja e Lorit mori votat më të shumta.

Në vend të dytë vjen Arbana Osmani, një tjetër VIP i njohur për veshjet e saj të kuruara. Veshur me tone të buta, duke u hedhur sa te roza e këmishës, te fundi dhe këpucët fine ngjyrë bezhë, Arbana shfaqet chic dhe profesionale në të njëjtën kohë. Është një stil që i shkon shumë, duhet thënë! 83 persona e kanë aprovuar veshjen e moderatores së njohur.

Kemi një surprizë në vendin e tretë, sidomos po të shohim që në vend të katërt është Jonida Maliqi, e njohur për stilin e saj unik. Jo kësaj here, pasi fashionistja Ersi Ngjela (@ersichic në Instagram), ia ka marrë trofeun e vendit të tretë për vetëm 2 vota.

Veshur chic, në tone të mbyllura, me një pallto gri dhe çizme të zeza kadife, Ersi e thyen natyrën e mbyllur të veshjes së saj me syzet e kuqe unike, aksesor për të cilin ajo njihet. Nuk do ta gjeni asnjëherë Ersin me syze në model bazik! Vendi i tretë për të, me 81 vota.

Jonida, nga ana tjetër. ka zgjedhur një fustan ngjyrë mustard me dizenjo tigri nga “Kenzo”, kombinuar me çizme të zeza “YSL”. Veshje unike dhe e këndshme për syrin, por mbase ka qenë zgjedhje tejet e guximshme për votuesit. Vendi i katërt për Jonidën, me 79 vota.

Për sa u përket fashionisteve të tjera, kemi Irena Kitën në vend të pestë, me 77 vota, dhe Alketa Vejsiun në të gjashtin, me 74 vota. Në vend të shtatë vjen Eranda Libohova, me veshjen e saj casual, e cila rrëmbeu 71 vota, ndërsa në të tetin Beatrix Ramosaj, veshur sport, por edhe e veçantë, me 70 vota.

Më keq e ka pasur Armina Mevlani, veshja kuq e zi e të cilës i ka dhënë vendin e nëntë. Megjithatë, fashionistja ka qenë në Como për përvjetorin e saj me Shkëlzen Berishën në atë foto, ndaj zgjedhja e një veshjeje #OOTD me sa duket i ka kaluar në plan të dytë. 69 vota për të!

Sondazhi mbyllet me fashionisten Aureta, së cilës veshja e guximshme dhe ngjyrat e ndezura i kanë siguruar vetëm 61 vota, dhe vendin e dhjetë.

Nuk keni pasur mundësi t’i shini veshjet dhe të votoni? Ja ku mund të mësoni gjithçka për sondazhin: “SONDAZH/ Cili VIP është fashionistja e javës?

Mund të votoni nëse doni, por votimi është mbyllur tashmë!

Mos u merakosni! Do të kthehemi sërish në javët në vijim!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF