KreuBordo Men

Noizy dhe Ledri vazhdojnë lojën e fotove, kësaj radhe zbulojnë kur del klipi i ri!

Nga armiq, në miq, dhe së fundmi edhe bashkëpunëtorë në muzikë! Ishte e veçantë mënyra se si artistët Noizy dhe Ledri Vula kumtuan bashkëpunimin e tyre, nëpërmjet dy fotove në Instagramin e secilit.

Nëse nuk ju kujtohet, Ledri dhe Noizy postuan foto të tyret pak minuta pas njëri-tjetrit, i pari duke shkruar “Deri dje, deri dje”, dhe i dyti “Deri sot, deri sot”.

Vargje nga kënga e tyre e ardhshme? Me shumë mundësi po!

Por të dy këngëtarët nuk e kanë lënë me kaq lojën e fotove në Instagram, kësaj radhe duke postuar dy foto të tjera rreth së njëjtës orë, dhe me të njëjtin mbishkrim: “Nesër!”.

Me plot siguri mund të themi që ky ka qenë sinjali i tyre për fansat, që projekti i shumëpritur do të publikohet ditën e nesërme.

Përveç kësaj, asgjë tjetër nuk dihet mbi këngën e dy artistëve. Të dy i përkasin të njëjtës rrymë, ndaj edhe do ta kenë pasur të lehtë të gjejnë një gjuhë e melodi të përbashkët, por për detaje të tjera, na ngelet të presim të nesërmen!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF