E kemi parë të gjithë në rolin e Melaminit të “Portokallisë”, personazhi ironizues i “skifterëve” të sotëm. Gazmend Paja, i ftuar sot në mëngjes në emisionin “Wake Up”, ka treguar se e ka vërtet një “skiftere” në jetën e tij personale, e cila i ka rrëmbyer zemrën.
I pyetur nga moderatori i “Wake Up”, Eno Popi, mbi vajzën e re me të cilën po del aktori i njohur, Gazi tha se ndihet mirë në praninë e saj, dhe se qetësohet nga ajo.
“Unë jam tip impulsiv, ndërsa ajo është më e qetë”, – tha ai. Me sa duket kemi një çift që balancojnë njëri-tjetrin këtu.
Për sa i përket planeve të bashkëjetesës apo martesës, Gazmendi tha se ata janë ende në fazën e njohjes. Aktori nuk ka përmendur as emrin e zonjushës me të cilën po shoqërohet, duke dashur të ruajë privatësinë e lidhjes së tyre.
Ndërkaq, ai ka folur edhe për jetën profesionale të tij. Do ta shohim Gazmend Pajën në projekte teatrale në vijim, një hap që ai është i lumtur ta ndërmarrë.


E dini sa tatuazhe ka Johnny Depp?!













Makinat më të shpejta në botë



Çuna seksi për Halloween

Noizy çel biznes të ri, zbulon detajet
