KreuBordo Men

Aksidentohet Florjan Binaj…?!

Aktori i dashur i “Portokallisë”, Florjan Binaj, parë shpesh në rolin e Edi Ramës apo “policit” të spektaklit, ka postuar mbrëmjen e sotme një foto mjaft grafike të tijën në Instagram, ku shfaqet i fashuar kokë e këmbë, dhe me vraga në fytyrë.

Në sjellje tipike të aktorit, Florjani shkruan poshtë fotos: “Detyrë shtëpie: Bëni një nuselale dhe 2 salçiçe”, duke iu referuar dorës në allçi.

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj)

Nuk dimë nëse Florjani është aksidentuar vërtet, apo është thjesht një rol për serinë e radhës të “Portokallisë”. Megjithatë, nëse shohim profilin e tij, një tjetër foto e para disa ditëve tregon sërish “policin” më të famshëm në Shqipëri, me fasho dhe shenja në fytyrë.

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj)

Megjithatë, fotoja dhe tualeti është aq bindës, sa i ka trembur mirë fansat!

Ama, po vazhdoi Florjani kështu, nëse (larg qoftë!) ndodh vërtet diçka në të ardhmen, do të kthehet në një situatë të ngjashme me fabulën klasike “Ujku, ujku!”.

Vështirë t’i besojmë fjalës së tij, duke i ditur profesionin!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF