Spektakli “C’est la vie” i Marina Vjollcës në televizionin “Klan”, u mbyll mbrëmjen e djeshme, ndërsa çmimin e parë e morën Kristi Karkanaqe dhe Lindi Islami. Ata fituan vendin e parë, ndërsa mundën Anxhela Peristerin dhe Ori Kuçin.
Pasi gjithçka ka mbaruar, në një postim në Instagram këngëtarja Anxhela Periasteri ka treguar se nuk i vjen aspak keq që nuk mori vendin e parë. Pëkundrazi, ajo shprehet se gjithsesi ajo ndjehet fituese.
“Kjo eksperience me ty Ori Kuçi ishte e mrekullueshme !Je nje njeri i bukur dhe një këngëtare e përkryer! Sa shume fituese ndihem, Adi, Pandi dhe Bledi ju falenderoj nga zemra per kete kujtim kaq te bukur, per kte spektakel dhe per energjine aq pozitive qe mbizoteronte!”, shkruan Anxhela.