Ishte periudhë fundviti dhe kur të gjithë po bënin plane se si dhe ku do i kalonin festat, partneri i Afërdita Dreshaj kishte një tjetër “problem”: të organizonte propozimin e ëndrrave… dhe e themi me bindjen e plotë që ia ka dalë shumë mirë mbanë. Afërdita Dreshaj i tha “po” Jakub Kindl pas një propozimi nën dritën e hënës, me lule dhe qirinj.
Mirëpo një tjetër pjestar në familjen Dreshaj i ka dhënë fund beqarisë. Ai është vëllai i bukuroshes, Arbri, i cili po ashtu si edhe motra ka në krah një partnere të huaj.
“ Shumë urime për vëllain tim @arber_dreshaj për fejesën e tij me Stephanie.. shumë e lumtur për ju”, shkruan Afërdita.Tashmë radhën e ka Jehona Dreshaj, apo nuk është me radhë kjo punë?