“E hëna blu”, programi i cili transmetohej në TVSH pasditeve nuk do të drejtohet më nga gazetarja Erjona Rusi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rusi, në një prononcim për ‘Gazeta Ekspres’. Ajo ka zbuluar se do të rikthehet në ekranin e Report Tv me një program që do të nisë së shpejti, por gjithashtu do të marrë sërish rolin e folëses së lajmeve të edicionit qendror 18:00.
Lidhur me eksperiencën në TVSH, gazetarja është shprehur se e ka konsideruar si një sfidë, pasi ishte një format që po drejtonte për herë të parë, sfidë për të cilën nuk merr përsipër për ta gjykuar nëse ia ka dalë me sukses ose jo, por lë publikun ta vlerësojë këtë.
“Për mua, ishte një eksperiencë shumë e bukur, mësova shumë dhe sfidova veten në një format që nuk e kisha provuar më parë. Sa mirë ia dola? Për këtë duhet të pyesim publikun. Por tani kam vendosur të nis një tjetër lloj sfide edhe më të madhe”, u shpreh ajo.