Vetëm pak ditë më parë djali i Ardit Gjebreas, Joni u fejua me vajzën e një biznesmeni, Merlin. Të dy të rinjt duken mjaft të lumtur pasi bënë hapin e parë për të lidhur jetën së bashku, ndërsa aktualisht po shijojnë pushimet në Romë të Italisë.
Por ajo që nuk kishim parë ende deri tani nga kjo fejesë ishte unaza e Merlin. Ajo ka bërë një postim në Instagram , në të cilin tregon unazën, por jo vetëm.
Bukuroshja i ka bërë edhe një dedikim mjaft të ndjerë të fejuarit të saj: “”Po” për ty gjith jetën time”. E ku ka më bukur se sa premtimi i një dashurie të përjetshme.