KreuCelebrity

Cfarë po përpiqet të na thotë me këto unaza, këngëtari shqiptar është fejuar?

2018 ka nisur mbarë për disa personazhe të njohura.

Pas fejesës së djalit të Ardit Gjebreas, Jon Gebrea, duket se kanë kurorëzuar në fejesë lidhjen e tyre një tjetër çift i shumëpërfolur në shoëbizin shqiptar. Bëhet fjalë për reperin nga Kosova, Mozziki dhe të dashurësn e tij, Loredana Latifi.

Pak kohë më para, çifti u vendos në qendër të vëmendjes pasi u përfol për një ndarje të mundshme, nisur edhe nga fakti se ata kishin fshirë të gjitha fotot që kishin bashkë në rrjetet sociale, por një gjë e tillë u hodh poshtë pak kohë më parë.

Jo vetëm që ndarje nuk ka pasur, por duket se Mozziki dhe Loredana kanë vendosur për ta zyrtarizuar lidhjen e tyre. Ata kanë postuar në profiling e tyre në Instagram disa foto ku na tregojnë unazat e personalizuar që mbajnë në gisht. Është e vërtetë, nuk ngjasojnë me ato unazat që jemi mësuar ne t’i shohim gjithmonë kur bëhet fjalë për fejesë ose martesë, por janë me të vërtetë shumë të bukura dhe kuptimplotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF