KreuCelebrity

Bleona rrëfen sekretet e formave fizike dhe dieta nuk bën pjesë ndër to…!

Ajo pëlqen të hapë debate në rrjetet sociale, të ekspozojë trupin më shumë se ç’duhet, si dhe të provokojë opinionin e ndjekësve të saj. Bleona është kritikuar me qindra herë, por kjo nuk e ka ndaluar që të postojë pa problem foto gjysmë nudo ose topless. Dhe, të njejtën gjë ka bërë dhe këtë herë të fundit (në këto orët e fundit!)

Këngëtarja është shfaqur buzë detit, e kthyer me shpinë, duke mbajtur veshur vetëm një palë mbathje. Ndryshe nga shumica e rasteve, duket se këtë herë Bleona ka patur diçka për të   treguar. “Sekreti im? Kam ca gene të mira, detokse të pafundme dhe një trajner që quhet @gunnarfitness”, ka shkruar fillimisht Qerreti, duke vijuar dhe më tej: “Të them të drejtën i urrej dietat, urrej dhe më shumë fotoshopin dhe të qenurit fallco në çdo kuptim të mundshëm, dheee ky këtu është rasti i dritës perfekte”.

Nuk është hera e parë që Bleona shprehet kundër ekzagjerimeve me plastikën apo modifikimet kompjuterike në tërësi, e me aq sa ka listuar, duket krejt e pranueshme që këngëtarja të ketë të tilla forma fizike, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF