KreuCelebrity

Ami dhe Ermali shijojnë pushimet dimërore në një vend tipik të stinës!

Ata nuk shfaqen shpesh së bashku në rrjetet sociale. Ami përqendrohet më tepër në reklamimin e biznesit, ndërsa Ermali nuk i ndahet postimeve me humor. Megjithatë, sa herë që publikojnë foto përkrah njëri-tjetrit, i kujtojnë ndjekësve pse janë ndër çiftet më të dashur për publikun. Këtë herë, ata janë duke shijuar pushimet dimërore në një vend tipik të kësaj stine.

Në imazhet e publikuara shihet ambienti i mbuluar nga bora, ndërsa Ami dhe Ermali nuk kanë qenë vetëm në këtë udhëtim. Me Joelin e vogël nga pas dhe disa të afërm, familja nuk ka humbur rastin të bëjë ski, edhe pse Ami nuk i është bashkuar kësaj aventure. “Vetëm po i shoh këtë herë”, ka shkruar ajo, e nuk i vëmë faj. Në vetëm pak muaj, Toska do të sjellë në jetë fëmijën e dytë, dhe të gjithë e dimë që askush nuk ka guxim të rrezikojë në të tilla raste.

Edhe pse imazhin e Amit gjatë shtatzënisë e kemi parë rrallë, postimet e fundit janë ndër ato raste kur kemi mundësinë të shohim barkun e saj të rrumbullakosur. Ndryshe nga tendenca e personazheve që kemi vënë re së fundmi, çifti ka preferuar një vënd malor, dhe jo klimën e nxehtë të të tjerë vendeve, për të kaluar si duhet stinën e dimrit. Edhe pak borë duhet, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF