KreuCelebrity

Rita Ora arrin një tjetër sukses

Rita Ora është padyshim një nga këngëtaret me origjinë shqiptare më të suksesshme në skenën ndërkombëtare të muzikës dhe këtë gjë janë duke e vërtetuar herë pas here renditja e këngëve të saj në rang global.

Ky viti i ri duket se ka nisur më shumë se mbarë për bukuroshen, para disa ditësh njoftoi se kënga e saj “For you” , në këngë e cila do të jetë kolonë zanore e filmit “Fifty Shades Freed”, u rendit e para në renditjen e Itunes në Mbretërinë e Bashkuar.

Por suksesi i kësaj kënge nuk ka ndaluar këtu. Tashmë këngëtarja shqiptare ka u ka bërë të ditur fansave të saj që kënga “For you” është në krye të klasifikimeve botërore.  Kënga erdhi si një bashkëpunim mes Rita Orës dhe Liam Payne.

Gjatë viteve të fundit Rita Ora ka patur suksese të shumta si dhe ka marrë vlerësime në shumë skena botërore. Gjithashtu ajo ka qenë edhe pjesë e jurisë së “England Got Talent”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF