KreuCelebrity

Marina e komplimenton, Getoari zbulon çfarë fshihet pas komentit!

Ata janë ndër çiftet më të dashur mes persnazheve shqiptarë. Edhe pse nuk postojnë shumë shpesh foto me njëri-tjetrin, sigurohen që postimet së bashku t’i kenë me natyrë sa më romantike të mundshme. Nga ana tjetër, nuk mund të themi se mungon emri i secilit në sektorin e komenteve tek profili i njërit apo tjetrit.

Kështu ka ndodhur edhe me foton më të fundit që ka publikuar Getoari. Në një pozë krejt të zakonshme, pa filtra bardh e zi dhe pa pozicionime tipik prej djali të fortë dhe seksi, Geti duket disi ndryshe në imazhin e postuar në Instagram. Nuk ka munguar komenti i Marinës: “Ua, ua, ua”, shoqëruar me disa zemra nga pas. Por, reperi nuk e ka lënë me kaq, duke treguar se përpos dashurisë për të, kishte dhe një arsye tjetër pse moderatorja ishte shprehur ashtu. “Hahahaha, bravo fotografit”, ia a kthyer Geti, duke bërë të ditur që foton e kishte bërë vetë Marina.

 

Mesa duket, Vjollca e ka realizuar sipas qejfit, duke ndryshur nga stili i zakonshëm i Getoarit. E nga rezultati i fundit, themi se fotot e reperit duhet t’i bëjë më shpesh Marina…!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF