Golden Globes për këtë vit la shumë vend për komente. Fushata ‘Edhe Unë’ bëri që shumica e VIP-ave të visheshin me të zeza, ndërsa pati plot fjalime emocionuese, por edhe momente të sikletshme. Nga ana tjetër, vetëm pas dy ditësh çdokush filloi të merrej me ato që i shohim pothuajse çdo ditë në lajmet për të famshmit: modelet. E këtu, na kishte shpëtuar një emër shumë i njohur.
Miranda Kerr bëri paraqitjen e saj të parë publike me barkun e rrumbullakosur në festën e Golden Globes. Veshur me një fustan me printime leopardi ngjitur pas trupit, Kerr u cilësua si fantastike dhe tepër e hijshme natën e së dielës. Që nga koha kur çifti publikoi lajmin e shumëpritur, Kerr shfaqej për herë të parë kaq publikisht gjatë pritjes së ëmbël. Ajo shoqërohej nga bashkëshorti, e veshur me të zeza, për t’iu bashkuar fushatës ‘Edhe Unë’.
Në korrik të 2016-tës, Kerr u fejua me Evan Spiegel, për t’u martuar një vit më pas. Tashmë, familja e tyre do të shtohet, duke i dhuruar një vëlla djalit 6-vjeçar Flynn, i biri i Orlando Bloom. E mahnitshme Kerr, apo jo?