Ne mendojmë që Kendall Jenner ka qenë një ndër personazhet më të komentuara në ceremoninë e Golden Globe, duke u bërë objektiv i një zemërimi shumë të madh në rrjetet sociale gjatë 12 orëve të fundit, për disa arsye qesharake.
Si fillim ishte prania e saj ajo që i shqetësoi fansat. Sipas tyre, Kendall nuk kishte arsye pse të ishte aty, pasi nuk është as regjisore, as producente dhe as aktore, por harruan që ajo është modele dhe aty kishte shkuar si përfaqësuesja e ‘Vogue’.
Së dyti, ishte fytyra e saj me akne. Të gjithë nisën të komentojnë aknet që ajo kishte, a thoni se ishte faji i saj për këtë. Megjithatë, lidhur me këtë kritikë, Kendall zgjodhi që të mos heshtë, por t’ju kundërpërgjigjet të gjithëve shumë shkurt: Mos lejoni që ato t’ju ndalin (e kishte fjalën për aknet).E ndërsa tani është radha të merremi me buzët e saj. Sikur duken pak më të fryra se herët e tjera, mos vallë ka bërë ndërhyrje kirurgjikale? Nuk është hera e parë që po komentohet për fryrje të buzëve, por kësaj radhe duken me të vërtetë shumë ndryshe nga herët e tjera.
Megjithatë nuk është as e para dhe as e fundit, nuk e kuptojmë pse duhet ta “kryqëzojmë” për një vendim të tillë, apo jo?