KreuCelebrity

Kjo është arsyeja pse Jennifer nuk shkoi në festën e Golden Globes…

Me aq sa e njohim Jennifer Lawrance, mund të themi me siguri që aktorja është shfaqur në pothuajse çdo ‘after party’ të eventeve të ndryshme. E kemi komentuar për veshjen, paraqitjen në tërësi, për ndonjë nga ato humoret tipike me kolegët…Por, festa e Golden Globes e ka gjetur Jennifer në shtëpi. Nga ana tjetër, nuk është se ajo vetë nuk kishte ndër mend të shkonte.

Gjithçka, aktorja e ka sqaruar në një video në rrjetet sociale. “Ti doje të isha shoqëruesja jote për sonte. Rezervova një makinë, fillova të përgatitesha për në festë…”, thotë Jennifer për atë që e filmonte. Kush fshihej pas videos? Ishte vetë Emma Stone ajo që ia kishte prishur planet koleges, ndërsa të gjithën këtë situatë e kanë përshkruar plot humor. “Pastaj mora vesh që ti nuk doje të shkoje. Më more në telefon dhe më the që thjesht doje të rrije tek shtëpia ime, dhe unë u detyrova të dërgoja të gjithë stafin e makeup-it në shtëpi, duke më lënë kështu”, ka vazhduar dhe më tej Lawrence, teksa tregonte fytyrën e gjysmë-grimuar.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10154963891211793&id=52528756792

Vajzat kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëra-tjetrën dhe dallojnë për miqësinë e tyre të veçantë. Ndoshta, Emma ka qenë vërtetë e lodhur nga festat në tërësi, dhe gjithçka ka dashur ka qenë një bisedë relaksuese tipike prej femrash me Jennifer. Zgjedhje e mirë, apo jo?

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF