Dita e ditëlindjes është më e veçanta e vitit për çdo person, ku jo vetëm që i lumturohesh faktit se jetove edhe një vit, por edhe urimeve e surpirizave që merr nga ata njerëz të cilët i gëzon prania jote në jetën e ditët e tyre.
E një ditë e tillë ka qenë edhe kjo e sotmja për moderatoren bukuroshe të emisioneve sportive në Digitalb, Bora Zemanin. Surprizat për Borën nisën që në mesnatë, e jo surpriza dosido, por një urim i mbushur me dashuri, pastërti e sinqeritet nga djali i saj.
Ndonëse i vogël, ai është ngritur në mes të natës për të uruar mamin e tij. Një moment të tillë Bora e ka fiksuar edhe me foto, të cilat i ka shpërndarë më pas për ndjeksit e saj në InstaStory. Teksa mbanë të birin në krah, ajo nuk e ka mbajturt dot të qeshurën. Sa mami e lumtur duhet të ndjehet moderatorja.
Ndërsa një tjetër urim shumë interesant moderatorja e ka marrë edhe nga mikesha e saj, Rezarta Shkurta. Rezarta ka postuar një InstaStory dedikuar Borës ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen shalëgjata ime. Të dua”. Nuk ka gjë më të bukur se sa kur ndjenë se të duan. Urime Bora edhe 100!



















