Kiara Tito , është blerja më e re e Tv Klan. Lajmi është konfirmuar nga vetë bukuroshja. E kontaktuar nga Revista Bordo, Kiara ka konfirmuar se në sezonin e ri në Tv Klan, ajo do të drejtojë një emision dedikuar operacioneve plastike.
Një format shumë i njohur në mediat e huaja ku shihet shndërrimi i personazheve pas operacioneve plastike.
Kiara Tito ishte një nga bashkëprezantueset e Top Select në Top Channel, por pas mbylljes së tij si emision, ajo u shkëput për pak kohë nga ekrani, për t’u rikthyer sërish në një tjetër TV dhe në një tjetër format.