Mesa duket menduam më kot se 2017-ta ishte viti i Dua Lipës. Edhe pse ende janar, sukseset nuk kanë të ndalur për këngëtaren, e mund ta themi me siguri që çdo gjë ka nisur mbarë. Çfarë ka arritur Dua këtë herë?
Tashmë dihet se fansat e duan pa masë Lipën, por kjo e fundit ka qenë vërtetë një surprizë…Nëpërmjet një video të postuar në Instagram, këngëtarja ka lajmëruar se ka arritur plot gjashtë milion ndjekës në rrjetin social. Dhe është vërtetë për të thënë: uau…“6 milion! Ju dua përgjithmonë! Ju falenderoj! IDGAF del pas 3 ditësh…Çfarë jave!”, ka shkruar Dua, duke informuar kështu fansat për datën e publikimit të këngës së re.
https://www.instagram.com/p/BdutPQsFUpp/?hl=en&taken-by=dualipa
Këngëtarja ndodhet aktualisht në Xhamaika, prej dhe ku ka falenderuar fansat. Nga fotot e fundit të publikuara në profilin e saj, duket se Dua po e shijon në maksimum këtë fillm viti. Suksese të mëtejshme, këngëtares!
https://www.instagram.com/p/BdvodPJFnGg/?hl=en&taken-by=dualipa