Nëse gjatë muajve të verës kemi dëgjuar lajme vetëm për dasma, tani është koha e fejesave.
Pas Afërdita Dreshajt, Jon Gjebreas, Izmir Smajlajt, duket se edhe futbollisti i Kombëtares i ka dhënë fund beqarisë së tij. Bëhet fjalë për sulmuesin Armando Sadiku. Mësohet se ylli i Kombëtares është fejuar më 30 dhjetor. Lajmi është konfirmuar nga babai i Armandos, Durim Sadiku për “infoelbasani.al”.
Për vajzën fatlume dimë shumë pak. Ajo quhet Elona dhe është stomatologe me origjinë nga Kosova, por prej vitesh jeton dhe punon në Gjermani. Historia e tyre e dashurisë ka nisur në Facbook për u kurorëzua në fejesë disa vite më vonë.
Epo ne s’na mbetet gjë tjetër përveç se t’ju themi: të trashëgoheni.