Ndoshta nuk jemi mësuar me idenë e ‘festës së rrugës’, sidomos në kryeqytet, por ja që fundjava që lamë pas dëshmoji se këto evente nuk kanë nevojë për protokoll. Mjaft pak dëshirë dhe motivim, mandej personazhet e njohur mund të mblidhen së bashku në një vend, për të shijuar frymën ndryshe të argëtimit. Kështu sipërmarrësja Ori Kuçi, e cila u bë e njohur për audiencën e gjerë edhe si pjesë e spektkalit C’est La Vie në ekranin e televizionit Klan, mblodhi të shtunën e 24 shkurtit gjithë miqtë dhe të apasionuarit pas modës dhe muzikës në një festë, që nisi gjatë paradites në rrugën Brigada e VIII në zemër të zonës së ish-bllokut për të kulmuar në mbrëmje! E titulluar Jardin, Jaguar, Jazz ngjarja duket se shfokusoi vëmendjen nga Java e modës në Milano, për t’u përqëndruar në Tiranë, ku moda në këtë event u prezantua përmes klasit, elegancës dhe hijeshisë që mban emrin Enada At’Nikolla.
Dy modelet imazh të festës u prezantuan me krijimet e At’Nikollës, ndërsa shumë nga të pranishmit bënin pjesë në kastin e klientelës së besuar të stilistes. Me pak fjalë, dukej si një prezantim i mirëfilltë tipik i Enadës, emri i së cilës ndihet në çdo event, për të bërë diferencën siç vetëm ajo di. Festa maratonë u shijua nga të pranishmit e shumtë jo vetëm me pije, katering dhe muzikë, DJ dhe ‘live’ nga dy protagonistët e spektaklit të mësipërm Ori dhe Kristi Karkanaqe, por edhe me performancën e modeleve të At’Nikollës, që dëshmuan se stili zë vend më së miri në Tiranë.
Duke filluar nga këngëtarët, e deri tek të tjerë emra të njohur që na shoqërojnë në artikujt rozë pothuajse çdo ditë, ky event na solli edhe më pranë atmosferës tipike të të famshmëve, jetën e së cilëve nuk kemi rast ta shijojmë në përditshmëri. Bordo.al ju sjell disa foto ekskluzive nga kjo Street Fashion Party!
Endi Cini, Algert Beraj dhe Kleona Leka – Grace Models Management
Enada At’Nikolla, Endi Cini, Algert Beraj dhe Kleona Leka
Enada At’Nikolla
Enada At’Nikolla dhe Ori Kuci
Ori Kuci dhe vajza
Ori Kuci dhe Mirjana Kuka
Ori Kuci dhe Anxhela Peristeri
Ori Kuci, Dasara Karaiskaj, Anxhela Peristeri
Endi Cini dhe Kleona Leka
Ines dhe Gjergj Kacinari
Fabiola Hysenbelliu
Aurel Thellimi, Anxhela Peristeri dhe Desara Karaiskaj
Endi Cini dhe Greis Petrovic me stafin e saj
Endi Cini, Greiss Petrovic dhe Kleona Leka
Foto nga eventi
Eneda Tarifa, Ori Kuci
Desara Karaiskaj
Zela Gashi dhe Ela Ruci
Monika Dajci
Monika Milo
Momente nga atmosfera e festes
Monika Milo, Monika Dajci, Enada At’Nikolla dhe Albina Ahmetaj
Ervi Kurti
Anda Basha
Eneda Tarifa dhe Erion Ylli
Atmosfere nga eventi
Juliana Pasha dhe Ori Kuci
Endi Cini
Enada At’Nikolla, Desara Karaiskaj dhe Endi Cini
Desara Karaiskaj dhe Erion Ylli
Ori Kuci dhe Kristi Karkanaqe
Kejsi Tola



















