Roma është veshur me petkun e bardhë. Për herë të parë pas 6 viteve, ka rënë borë në kryeqytetin Italian duke i dhënë një pamje krejtësisht ndryshe. Të gjithë kanë preferuar të dalin jashtë dhe ta shijojnë. Si pasojë e temperaturave shumë të ulëta janë mbyllur të gjitha shkollat, fluturimet janë ndërprerë e ndërsa fatkeqësisht janë shënuar 4 viktima.
“Bisha nga Lindja”, siç është quajtur ky fenomen nga mediat britanike, pritet të sjellë ajër të ftohtë nga Rusia edhe gjatë ditëve të ardhshme në disa nga kryqytetet kryesore të Europës. Sipas parashikimit të motit, edhe në Shqipëri në 90% të territorit, përfshirë edhe kryeqytetin.



















