KreuBusull

Menduat se kaq e pati dëbora? E keni gabim! Ja se çfarë na pret në orët në vijim

 

Reshjet e shumta të dëborës kanë pushtuar vendin, ndërsa ditën e djeshme flokët e saj zbardhën edhe Tiranën. Edhe mëngjesin e sotëm kryeqyteti është zgjuar me reshje të lehta dëbore, ndërsa duket se një gjendje e tillë do të vijojë edhe orët në vazhdim.

Në një intervistë për televizionin “Klan”, sinoptikanja Tanja Porja tha se parashikohet edhe një ulje e ndjeshme e temperaturave, duke bërë që bora të krijojë një shtresë e të qëndrojë për një periudhë kohe. “Në fakt dëbora nuk do të mbetet me aq, pasi presim që edhe në mbrëmje dhe gjatë natës të kemi herë pas here reshje dëbore. Presim edhe një rënie të ndjeshme të temperaturave, dëbora do të krijojë një farë shtrese që do të rezistojë për një periudhë të caktuar kohe”, thotë Porja.

Zonat që rrezikohen më shumë nga reshjet e dëborës janë veriu dhe qendra, ndërsa më pak reshje dëbore priten në jugëperëndim.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF