KreuBusull

Një tjetër skandal në fushën e arsimit shqiptar, mësuesja dhunon me shkop fëmijët!

Emisioni investigative “Fiks Fare” ka trasmetuar mbrëmjen e djeshme një tjetër video skandal në fushën e arsimit. Situata ndodh në një shkollë fillorë në Zharrë, Patos, ku njëra prej mësueseve qëllon fëmijët e mitur. E si të mos mjaftonte kjo, ushtron dhe dhunë psikologjike: “Je i keq, qafë pa larë, zhulsa”, etj.

Prindërit nga fshati i Zharrës janë ankuar pranë redaksisë së emisionit “Fiks Fare”, pasi në datën 17 prill mësuesja ka qëlluar me shkop disa nxënës të klasës së dytë.

Ky produksion, me anë të një kamere të fshehtë, ka vëzhguar një ditë mësimi të klasës së dytë. Një prej nxënësve nuk i kishte detyrat e përfunduara. Mësuesja nuk e lejon këtë rast t’i ikë: “Ça gënjeshtre do më thuash, ëëë? Ja të marr pak V. dhe ça gënjeshtre do thuash. Më thuaj pse s’i ke bërë detyrat?” Më pas ajo kërkon që nxënësi të thërrasë të ëmën.

Djali i thotë nënës dhe gjyshes se mësuesja i kishte gjuajtur me pëllëmbë. Nëna dhe gjyshja shkojnë të takojnë mësuesen dhe ajo i thotë: “Mua nuk më bëhet vonë fare nëse mëson apo s’mëson fare, do troç ti. Unë vetëm njëherë kam përdorur shkopin me fëmijët”.

Pasi largohet nëna e nxënësit, mësuesja, i thotë nxënësve: “Ti ule kokën aty, mos ta shoh të ngresh kokën dhe të flasësh pa leje.”

“Pas dy vitesh godita njërin me shkop, me vrap vajti i tha llafazanja. Mirë që kjo nuk rregullohet, vjen njëherë e pastër, e ka mamanë nuk e vesh njëherë të pastër D… Vetëm e ka mësuar vish këtë e atë. Je shumë e pisët. Çohu në këmbë. Je çupa shumë e keqe. Pushooooo. Pse t’i tregojmë njerëzve. Është shumë e keqe, s’ke punë të flasësh, se e pyet njeri, ti do flasësh. Mos i flisni. Nuk bëhesh mike me këto se janë qafë pa lara, zhulse”, janë fjalët me të cilat mësuesja u drejtohet nxënësve.

Është e trishtë sesi një person që paguhet për të arsimuar një tufë me fëmijë ka mungesë edukate, fjalori dhe cilësish minimale për t’u quajtur humane.

Ushtrimi i dhunës psikologjike dhe fizike kundrejt të miturve është një krim që duhet të ndalojë në Shqipëri.

Një fshat i vogël, si në këtë rast është fare inekzistent për mediat. Kjo nuk duhet të jetë hera e parë që ka ndodhur një dhunim i tillë. Duhet arritur sensibilizimi i njerëzve.

Boll më me dhunë!

 

Tags:

Home Dossier

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF