
DASHI
Do të shfaqeni mjaft impulsive sot duke thënë dhe gjëra që nuk i mendoni realisht e duke u treguar edhe të ashpër me njerëzit që ju rrethojnë. Në ambientin e punës një surprizë e këndshme do ju gëzojë.
DEMI
Yjet ju sugjerojnë të gjeni kompromis me njerëzit që ju rrethojnë për të evituar komplikime në ambientin e punës. Në dashuri do të lejoni partnerin të drejtojë marrëdhënien tuaj.
BINJAKET
Gjatë ditës së sotme do të jeni plot ide e ambicie për të ardhmen tuaj. Në ambientin e punës do të mund të realizoni disa nga idetë tuaja. Në aspektin afektiv shoqëria juaj do të jetë mjaft e këndshme.
GAFORRJA
Gjatë ditës së sotme yjet ju këshillojnë të pushoni e të mos merrni vendime shumë impenjative. Në aspektin personal mos dëgjoni këshillat e askujt e vazhdoni të qetë rrugën tuaj. Në aspektin afektiv do të tregoheni paksa i ashpër në lidhje me partnerin.
LUANI
Gjatë ditës së sotme do të kujtoheni papritur për një impenjim pune i cili do ju shkaktojë jo pak stres. Në aspektin afektiv diçka do të turbullojë qetësinë në raportin tuaj.
VIRGJERESHA
Përpara se të bindni të tjerët duhet të ndiheni të sigurt në vetvete për atë çka dëshironi të bëni. Gjatë ditës së sotme intuita juaj e brendshme do ju ndihmojë të mos bëni gabime.
PESHORJA
Çdo gjë do të shkojë për së mbari mbas shumë shpenzimeve që keni bërë këtë periudhë. Në ambientin e punës do të keni një surprizë ndërsa në planin sentimental nuk do të mungojnë takimet sot.
AKREPI
Ju duhet të keni sukses në aspektin afektiv e gjërat do të shkojnë në drejtimin e duhur. Në ambientin e punës do të jeni të privilegjuar për shkak të aftësive tuaja menaxheriale. Një këshillë: qëndroni të palëkundur në objektivat tuaja.
SHIGJETARI
Do të dini të përfitoni nga një mundësi që do ju paraqitet këtë periudhë për tu ngritur n detyrë. Në aspektin afektiv janë të mundura sot skena xhelozie. Kujdes!
BRICJAPI
Nëse jeni të dashuruar pas aventurave dita e sotme do të rezultojë e paharrueshme për tu marrë me pasionet tuaja. Në ambientin e punës fitimet tuaja do të rriten e për këtë do të ndiheni të qetë.
UJORI
Mund të shfrytëzoni sa më mirë një okazion që do ju prezantohet në ambientin tuaj privat. Në punë do ju duhet të merrni një vendim së bashku me një koleg tuajin. Në dashuri duhet të keni më shumë besim.
PESHQIT
Do të keni dëshirë të shprehni ndjenjat tuaja më të thella e do ta bëni këtë me një mik të dashur. Në ambientin e punës do të jeni të padurueshëm sot. Kujdes!
Panorama











Olta Gixhari përlotet në emision! Arsyeja?





Parashikimi i horoskopit, 16 janar 2019



