KreuStil Jetese

Tani punojnë bashkë, bashkëshorti i Delinda Dishës: “Nuk jemi çifti perfekt”

Delinda Disha dhe bashkëshorti i saj Eldo këtë sezon të ri televiziv përpos ambienteve të shtëpisë do të ndajnë bashkë edhe punën, duke qenë se këto kohë do të punojnë bashkë në show-n e humorit “Klanifornia”.

Por si është raporti në çifti i dyshes?

Aktorja ka folur për marrëdhënien me bashkëshortin në një intervistë “Jo vetëm modë”

“Eldo përveç se më mbështet, shumë nga tekstet e mia i shkruan. Sepse ndodh që aktori bllokohet, qoftë edhe tema të ndryshme, qoftë edhe ide. Përveç se konsulent, e kam edhe një ndihmës të jashtëzakonshëm. Eldo është një natyrë praktike, unë jam shumë emocionale”, është shprehur Delinda.

Eldo nga ana tjetër, ka treguar se mes tyre ka zënka si çdo çift.

“Të bëjmë sikur jemi çifti më i përkryer, nuk bëjmë dot. Ka përplasje, por janë shumë normale. Janë nga ato lloj përplasjesh që janë të pranueshme dhe janë të nevojshme për një marrëdhënie në çift”, thotë Eldo.

Delinda dhe Eldo janë në një marrëdhënie shumëvjeçare dhe prindër të një djali.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF