KreuFashion

Pas “Stop”, “Fiks fare” dhe “Boom”; nje tjetër program investigativ i shtohet ekraneve shqiptare!

 

Edhe Vizion Plus do të vijë së shpejti me një program investigative duke e cuar kështu në katër numrin e programeve të kësaj natyre në ekranet shqiptare.

Pas “Fiks fare”, “Stop” dhe “Boom”, emisioni konkurrent do të quhet “Fake Off” dhe do të transmetohet çdo ditë nga e hëna në të premte në orën 19:30 në ekranin e Vizion Plus.

Sipas “IMAlbania”, ‘të zotët e shtëpisë’ në “Fake off” do të jenë Agron Llakaj dhe Xhevahir Zeneli, ndërsa formati do të përfshijë ‘vox pop’, batuta, lajmin e ditës etj.

Transmetimi i parë i këtij formati do të jetë më 31 Dhjetor si pjesë e programacionit të festimeve të Vitit të Ri, e më pas nga Janari do të jetë pjesë e përditshme e programacionit të Vizion Plus.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF