E gjithë zyra e dekoruar; Ermali surprizon Amit në mënyrën më të veçantë

Ermal Mamaqi ka zgjedhur t’ja bëjë bashkëshortes së së tij edhe më speciale këtë 5 Mars.

Ami feston sot ditëlindjen e saj dhe surprizat për të nuk kanë të sosur. Në mesin e shumë urimeve, luleve e dhuratave, surprizën më të veçantë duket se ia ka bërë Ermali. Aktori është kujdesur të dekorojë zyrën e Amit plot me tollumbace ndërsa në murin që i qëndron pas i shkruante: “Ti je një yll”.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, shkruan Ermali në fotot e publikuara në llogarinë e tij në Instagram, ku menjëherë nuk janë ndalur komentet për 38 vjeçaren brune.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article