Coronavirus/ 74,782 viktima dhe 1 milion e 347 mijë të infektuar në të gjithë botën!

Çdo ditë e më shumë po shkakton bilanc lufte Covid-19 në mbarë botën. Numri i të infektuarëve në mbarë botën i ka kaluar 1 milion e 347 mijë, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 74,782.


Spanja dhe SHBA janë vendet, të cilat po përballen edhe më keq me luftën kundër koronavirusit. Numri i viktimave në vendin iberik po ecën “në gjurmët” e Italisë ku deri më tani numërohen 13,341 të vdekur.

Ndërsa SHBA ka numrin më të lartë të të infektuarëve në botë dhe numëron afro 10,943 viktima.

Kujtojmë se Covid-19 ka prekur 377 persona në Shqipëri, 22 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article