Fiksmi i Lady Dianës për jakat e mëdha; 15 veshjet ku i kemi parë!

Lady Diana kishte një pasion për jakat maxi shumë kohë përpara se trendi të zbarkonte në pasarelat  e Vjeshtës- Dimër 2020 -2021.

Jaka të mëdha, të zbukuruar me dandella apo qëndisje; formë këndorë, të rrumbullakët apo në katror, jakat janë një mani e vërtetë, në një sezon në të cilin vëmendja është kthyer tek thjeshtësia. Ky trend, shumë i fortë edhe në vitet 80, është pëlqyer shumë nga princesha e dashur Diana.

Por ajo shkoi përtej trendit, gjithmonë duke i interpretuar ato në një mënyrë inovative dhe duke zgjedhur modele që nuk kaluan pa u vënë re. Stili i saj unik bëri jehonë në të gjithë botën dhe ajo e dinte që ndikimi i tij do t’i bënte shumë mirë markave britanike. “Moda mund të mos ketë qenë një përparësi, por Diana donte të eksperimentonte,” tha stilistja e saj dhe ish zëvendës redaktorja e Vogue në Mbretërinë e Bashkuar, Anna Harvey.

Dhe kështu, ajo shpesh ka veshur këmisha apo fustane të gjera me jakë të stërmëdha dhe vërtet krijuese.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article