Kur kërkon ndjesë kryeministja, Merkel: “Kërkoj falje për Covid, gabova”

Kancelarja gjermane ndodhet në një situatë jo fort të favorshme përsa i përket deklaratave mbi menaxhimin e pandemisë së koronavirusit. Vetë Merkel ka kërkuar falje në lidhje me masat e paralajmëruara dhe të vendosura për bllokimin e vendit për pashkë, dy ditë më parë.  “Ju kërkoj ndjesë, gjithë faji është i imi” ka deklaruar ajo. Një kthim 180 gradë për politikën gjermane në këtë periudhë të vështirë të valës së tretë të pandemisë e cila ka shënuar bilance tragjike në të gjithë botën. Ndërkohë, që Gjermania kthehet prapa fqinji i saj Austria shtrëngon më shumë masat parandaluese.Qeveria austriake ka njoftuar se do të hyjë në izolim të plotë nga data 1 deri në datën 6 prill. Një bilanc tejet tragjik vjen dhe nga shteti i Brazilit me mbi 300 mijë të vdekur që nga fillimi i pandemisë. Akti i ndërmarrë nga kancelarja Merkel është gjykuar nga shumë organe të shtypit të shkruar dhe vizive si një lëvizje fituese mbi situatën politike që po kalon Gjermania. Gazeta Suddeutche Zeitung, një organ afër socialidemokratëve ka vazhduar deri aty sa ta cilësojë xhestin e kanceleres si “një akt do të shkruajë historinë”.

Merkel kishte kërkuar që gjatë javës së pashkës i gjithë vendi të hynte në një izolim të plotë. Vendim, ky që u kritua me forcë, gjë që u bë objekti kryesor i sulmeve kundër qeverisë. “Gabimi duhet të pranohet me emrin e tij dhe duhet korrigjuar sa më shpejt. “- ka deklaruar Merkel gjatë konferencës të befasishme me gazetarët.  “Jua them pastër dhe qartë, ky ishtë gabimi im. Nëse ka provokuar probleme, më vjen keq dhe ju kërkoj ndjesë të gjithë qytetarëve.”   Nga masat e vetme që mendohet të shikohet të vihet në praktikë është ajo e ndalimit të udhëtimit jashtë Gjermanisë.

Previous ArticleNext Article