KreuCelebrity

Trajtimin për celulitin, e paskemi të gjitha në kuzhinën tonë!

Të pakta janë ato femra ( me fat) që nuk e kanë provuar luftën me celulitin! Ai nuk kursen as moshat e reja, e as trupat e dobët dhe ndonjëherë është aq kokëfortë, sa duket sikur beteja me të është thuajse e pamundur të fitohet.

Por nuk është ashtu. Mënyrat ekzistojnë, dhe një prej tyre qenka mjaft e thjeshtë: mjafton pak kanellë dhe ca piper. Receta është e thjeshtë: përziehen 1 lugë gjelle piper i kuq, 1 lugë gjelle kanellë pluhur, 1 lugë gjelle piper i zi dhe vaj kanelle derisa të formohet një masë e njëtrajtshme. Ajo vendoset më pas mbi zonën e prekur nga celuliti dhe masazhohet për 4­5-50 minuta, derisa lëkura të skuqet. Pastaj shpëlahet me ujë të ftohtë dhe duhet bërë të paktën dy herë në javë për të dhënë rezultat.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF