KreuBusull

Nëse ju duhet një GURU udhëtimesh; VEA TRAVEL e ka zgjidhjen! 

Dëshironi të merrni me qira një vilë në Mal të Zi apo kudo në botë dhe ta prenotoni vetë? Është e thjeshtë. Thjesht shkruani “Villa Rentals Montenegro” në Google, pastaj kaloni në katër milion e gjysmë përgjigje,  shumica e të cilave duken njësoj, pavarësisht nëse janë të mira apo të këqija, të vërteta apo gënjeshtra. Kaloni vetëm 10 sekonda në secilin website dhe me siguri do ta shihni veten edhe më konfuz se në fillim dhe pas disa orësh apo edhe ditësh ju ende nuk do të keni marrë me qira asgjë. Sigurisht që këtë ‘skenar’ të frikshëm nuk do ta zgjidhte askush, ndaj zgjidhja dhe sugjerimi ynë në këtë rast quhet “Vea Travel Albania”.

 

 

A post shared by VEA Travel Albania (@vea_travel_albania)

Ajo që të gjithëve na duhet këto ditë është më shumë kohë dhe më pak stres. Këshilltarët e udhëtimit të kësaj agjensie që operon në Shqipëri prej disa vitesh marrin një sasi dërrmuese informacioni në çdo destinacion që ju dëshironi të vizitoni duke i përshtatur mrekullisht  në pikat kryesore që zbatohen për ju si hoteli;  destinacioni; turneu më i mirë për interesat tuaja, buxhetin tuaj dhe fashën tuaj kohore.

Ndoshta nuk e keni menduar ndonjëherë, por të zgjedhësh një agjensi serioze udhëtimi për pushimet tuaja duhet të dini se në çmimin e paguar keni të përshirë jo vetëm akomodimin, ushqimin, apo guidat e ndryshme, por në një agjensi të kualifikuar si “Vea Travel” ju keni me vete “avokatin tuaj”; “mjekun tuaj”; “ekspertin e çdo fushe”; “ekonomistin tuaj”; “humorin e mirë” pasi në Vea Travel është kriter i padiskutueshëm që çdo agjent kthehet në ‘gurunë’ shpirtërore të çdo turisti.

Më në fund pas më shumë se një viti të mbyllur, ja lejojmë vetes të mendojmë e të planifikojmë pushimet ndaj na e lejoni një sugjerim miqësor, nëse ende s’e keni bërë zgjidhni “Vea Travel”.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF