Nuk jua merr mendja, produkti qe nxit sëmundjet inflamatore dhe dëmton organizmin!

Çdo vit në të gjithë globin, 15 milion njerëz vdesin para moshës 70 vjeç nga këto sëmundje. Lidhja mes sëmundjeve dhe ushqimit është shumë e ngushtë dhe e komplikuar dhe jo pa arsye.Ushqimi, duke qenë burimi kryesor i energjisë dhe shëndetit për organizmin, kryen edhe rolin e mirëmbajtësit të tij.Prandaj varet ngushtë nga to nëse shëndeti i trupit dhe organeve do të jetë i mirë ose jo.Kujdesi në këtë spektër nuk është kurrë i tepërt sidomos me produkte të cilat kanë tendencën të nxisin krijimin e sëmundjeve.Do të flasim për sheqerin dhe rolin që ai ka në organizëm dhe në zhvillimin e sëmundjeve inflamatore.

Si ndikon në shëndet

Personat me një dietë të pasur me sheqerna janë shumë të rrezikuar nga sëmundje inflamatore kronike.Përveç shtimin në peshë dhe probleme me dhëmbët, sheqeri i tepërt mund të shkaktar jetë shkak për fillimin e çdo sëmundje në organizëm.Një studim i vitit 2018 të cilit i referohet AgroWeb.org tregon për lidhjen që sheqeri, veçanërisht pijet me sheqer kanë më inflamacionin kronik.Personat që konsumojnë shumë pije me sheqer kanë më shumë mundësi të preken nga artriti, reumatizma apo ulçera.Ekspertët thonë se në lidhje me sëmundjet inflamatore disa ushqime mund të jenë ndihmuese, ndërsa disa të tjera shkaktare të kësaj gjendje.Në këtë peshore, sheqeri është i pari tek lista e sëmundjeve të këqija për organizmin.Sheqeri  stimulon prodhimin e acideve yndyrore të cilat zhvillojnë sëmundjet inflamatore.

Llojet më të dëmshme

Ekspertët thonë se jo të gjitha llojet e këtij produkti kanë të njëjtin efekt në organizëm.Ndonëse glukoza është më e njohur ajo që është vërtetë e dëmshme është fruktoza.Gjithsesi nivele të mëdha të të dy këtyre përbërësve të gjendur tek sheqeri mund të shkaktojnë të njëjtat dëme në organizëm.

Sëmundjet që shkakton

Krahas sëmundjeve inflamatore dhe dëmeve në organizëm, sheqeri mund të shkaktojë edhe një sërë sëmundjesh e simptomash të tjera.

Depresioni

Dhimbjet e trupit

Pagjumësia

Konstipacioni

Diareja

Acidi refluks

Shtim në peshë

Infeksione të vazhdueshme

Diabet

Dementia

Inflamacioni kronik tek të rriturit mund të shkaktojë një sërë problemesh në organizëm që mund të jenë të pariparueshme. Ndaj mjekët dhe ekspertët këshillojnë që të evitoni sa më shumë shkaqet që e nxisin atë. Këtu futet edhe sheqeri i tepërt në organizëm, ndaj sasia e tij duhet të jetë sa më e pakët dhe e kontrolluar në çdo moshë. /AgroWeb.org

Previous ArticleNext Article