Selena Gomez habit me deklaratën: “Më kanë mallkuar, prandaj lidhjet e mia nuk funksionojnë”!

Selena Gomez është ende single. Ajo ka pasur disa histori tepër të mediatizuara të cilat dukej sikur po shkonin drejt një fundi të lumtur, vetëm se ai nuk rezultonte aspak i tillë.

Këngëtarja e famshme ka pohuar së fundi se mendon që lidhjet e saj kanë qenë të mallkuara.  “Unë mendoj se shumica e përvojave të mia në marrëdhënie kanë qenë të mallkuara. Unë kam qenë shumë e vogël për t’u ekspozuar ndaj gjërave të caktuara kur isha në lidhje. Mendoj se kisha nevojë të gjeja çfarë do të thoshte një fjalë e caktuar për mua, sepse jam ndjerë më pak në marrëdhëniet e kaluara dhe kurrë nuk jam ndjerë e barabartë”. Selena ka pasur lidhje me disa djem të njohur. Marrëdhëniet më të përfolura te Selenes deri me tani  kanë qenë me Justin Bieber, The Weekend, Nick Jonas etj.

Previous ArticleNext Article