KreuFashion

Në Francë, femrat beqare ose homoseksuale do të kenë mundësi të kenë një fëmijë!

Tashmë në Francë, jo vetëm çiftet heteroseksuale, por edhe gratë beqare ose homoseksuale do të jenë në gjendje të kërkojnë ndihmë në fekondimin e asistuar për të pasur një fëmijë.

Për shumë gra franceze, me pak fjalë, udhëtimet rraskapitëse dhe të shtrenjta jashtë vendit për të provuar të kenë një fëmijë kanë marrë fund. Pas dy vitesh debat, me ligjin e ri të miratuar nga parlamenti me 326 vota pro, 115 kundër dhe 42 abstenime, të gjitha gratë franceze do të jenë në gjendje të përdorin, drejtpërdrejt në vendin e tyre, në bankën e spermës dhe në atë të vezëve të ngrira për të marrë një shtatzëni.

 

Ligji i ri francez parashikon gjithashtu një risi tjetër revolucionare: fëmijët e lindur nga lindja e asistuar nga mjekësia nëse dëshirojnë do të munden të dinë identitetin e personit që dhuroi spermatozoidin ose ovocitet. Megjithatë, dhuruesi ligjërisht nuk do të ketë lidhje me djalin apo vajzën që, në një kuptim të caktuar, e ndihmoi të lindte.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF