Avokatët tregojnë 10 divorcet më të çuditshme të klientëve të tyre!

Një avokat krijon marrëdhënie pune me të gjitha kategoritë e njerëzve nga një Ceo kompanie e deri tek një kriminel i rrezikshëm. Kur bëhet fjalë për divorcin një avokat që është zgjedhur për të zgjidhur këtë çështje dëgjon histori e arsye nga më të çuditshmet se pse çifti ka vendosur të marrë atë vendim.

Një çift zgjodhën që të krijonin një marrëdhënie treshe me dikë tjetër. Por pas pak kohësh të dy u dashuruan me të dhe përfunduan duke tradhëtuar njëri tjetrin me të ‘ftuarën’ e tyre.”

Një burrë divorcoi gruan e tij sepse ajo theu nofullën në një aksident me makinë

Një burrë u divorcua nga bashkëshortja e tij sepse kishte 70.000 dollarë borxh. Ai nuk donte te ndahej nga gruaja por duke u divorcuar ai merrte gjysmën e shtëpisë dhe me paratë e fituara nga shitja do të shlyente borxhet”

“Një çift u divorcua për një mace. Gruaja e quajti macen Snoëball për shkak të qimeve të bardha dhe ajo donte që ajo të hante ushqim për mace ose gjoks pule. Burri e quajti macen Lily për shkak të leshit të bardhë dhe këmbëngulte që ajo duhet të hajë vetëm ushqim të thatë. Ata debatuan për një vit mbi kujdestarinë e maceve por nuk u shqetësuan aspak për fëmijët e tyre.”

“Unë dikur përfaqësova një burrë që divorcohej nga gruaja e tij 35 vjeçare. Me ndërmjetësim, ata ndanë rreth gjysmë milioni pasuri brenda 30 minutave. Por kaluan 2.5 orë duke debatyar për dy gota nga Pat O’Brien dhe një sfurg”

‘Një kliente  femër u divorcua sepse e urrente seksin me burrin e saj. Marrëdhënia e saj e fundit para se të martohej ishte mjaft intensive, dhe mendonte se burri i saj thjesht nuk përputhej”

“Një arsye e çuditshme divorci ka qenë kur burri dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte sepse ajo dilte për orë të tëra natën dhe luante lojën ‘Pokemon go’

“Gruja kishte prova fotografish të bashkëshortit i veshur me ‘lingerie’ duke kryer marrëdhënie seksuale me një burrë tjetër”

“Një 46 vjeçar i dha fund martesës së tij duke kërkuar divorcin sapo mësoi se e dashura e tij e gjimnazit ishte sërish beqare. Ai u martua me të ditën e divorcit nga ish-bashkëshortja”

“Një tjetër çift janë divorcuar pasi pas shumë vitesh mësuan se janë kushërinj të parë”

 

 

Previous ArticleNext Article