E ngatërruan në maternitet, vajza kërkon pas 19 vjetësh dëmshpërblim 3 milionë dollarë!

Një 19 vjecare në Spanjë kërkon nga shteti 3 milionë dollar dëmshpërblim pasi mësoi se është ngatërruar në maternitet kur ishte foshnje dhe e ka rritur një familje tjetër, jo prindërit e saj biologjike. Të dy vajzat lindën në të njëjtën orë në një spital të Lodronjos, por u morën nga infermieret dhe kur duhet t`i dërgoheshin nënave përkatëse, mendohet të jetë bërë gabimi që u zbulua vetëm 15 vjet më pas fare rastësisht. Kur gjyshja e saj paditi babanë e vajzës për kujdesin e fëmijëve në vitin 2017, një gjykatë urdhëroi një test të ADN-së. Por testi konfirmoi se burri nuk ishte babai, ndërsa një test i mëvonshëm tregoi se as nëna e saj e supozuar nuk ishte ndonjë lidhje gjenetike. Në moshën 16-vjeçare, vajza kërkoi ndihmë nga avokatët, dhe kështu nisi beteja ligjore. Kërkesa e saj për dëmshpërblimin 3 milionë euro është ngrirë për momentin, pasi po pritet rezultati i AND-së me atë që duhet të jetë normalisht babai biologjik i vajzës.

Previous ArticleNext Article