Me ardhjen e stinës së ftohtë, pjata e preferuar dhe me më shumë vlera ushqyese është supa. Ajo është një zgjedhje e shëndetshme, sidomos për të luftuar virozat e sezonit, por edhe për të mbajtur organizmin në formë. Bordo ju sugjeron recetat me bazë perimet, mishin dhe peshkun, të cilat të alternuara gjatë ditëve të javës mund të kthehen në një menu të preferuar për të gjitha moshat. Qoftë duke zgjedhur produkte të stinës ose jo, një supë e shijshme, qoftë edhe në një vakt, do t’i bëjë ditët e ftohta akoma më të ngrohta.
Salmon me patate
Përbërësit: 4 lugë vaj ulliri,
900 ml qumësht,
900 lëng perimesh,
150 gr kos grek,
150 gr salmon i tymosur,
1 kg patate,
2 qepë,
kripë,
qepë,
piper
kopër
Përgatitja: Lani patatet dhe pritini në feta. Qëroni dhe grini qepët. Skuqni qepët në vaj, shtoni patatet dhe lërini të marrin shijen e njëra – tjetrës. Lërini të ziejnë me zjarr të ulët, pastaj shtoni kripë dhe piper, lëngun e perimeve dhe qumështin. Lërini të ziejnë për 25 minuta. Priteni salmonin në feta të holla dhe pasi ta keni marinuar me vaj ulliri dhe kopër, me anë të një luge shtypni patatet derisa të krijohet një masë homegjene e lëngshme dhe më pas shtoni aty salmonin. Shtoni kripë dhe piper të bluar imët në një tas me kos dhe më pas shtojeni në supë dalëngadalë, pasi të keni ulur zjarrin. Shtojini sipër qepë të grirë dhe disa feta bukë të thekur integrale dhe është gati për t’u shërbyer.